Shoferi 25-vjeçar kapet pa patentë në Ferizaj – Gjobë 500€, 17 muaj ndalim dhe konfiskim i veturës

Para 9 muaj

Ferizaj – Një 25-vjeçar me inicialet B.K. është ndëshkuar rëndë nga Policia në rrugën “12 Qershori”, pasi u kap duke drejtuar veturën pa patentë shofer, ndonëse kishte një masë të mëhershme ndalimi nga 17 prilli deri më 16 korrik 2025.

Policia e ka gjobitur me 500 euro, i ka shqiptuar 5 pikë negative, ndalim drejtimi për 6 muaj, dhe për shkak të kundërvajtjeve të përsëritura, është vendosur masë mbrojtëse shtesë prej 12 muajsh. Gjithashtu, vetura i është konfiskuar.

Policia Rajonale e Ferizajt thekson se do të vazhdojë kontrollet për të siguruar zbatimin e ligjit dhe për të rritur sigurinë në rrugë.