Të tjera detaje dalin nga krimi i ndodhur mesditën e sotme në Shkodër.
Sipas burimeve nga vendngjarja, mësohet e ngjarja e rëndë ka ndodhur brenda në makinën e të riut.
Fillimisht, djali ka qëlluar me plumb në kokë të dashurën e tij, ndërsa më pas ka vrarë veten me armë.
Arma e krimit, është gjetur brenda në makinë nga efektivët e policisë. Sipas policisë, djali ka humbur jetën, ndërsa vajza ndodhet në gjendje të rëndë.
