Shkencëtarët amerikanë krijojnë embrione nga qeliza lëkure

Para 7 muaj

Për herë të parë, shkencëtarët në SHBA kanë krijuar embrione njerëzore duke përdorur ADN nga qeliza të lëkurës dhe më pas duke i fekonduar me spermë, raporton BBC. Kjo teknikë mund të ndihmojë çiftet me probleme fertiliteti dhe, në të ardhmen, edhe çiftet e të njëjtit seks që të kenë fëmijë me lidhje gjenetike.

Eksperimenti u zhvillua në Universitetin e Shëndetit dhe Shkencës në Oregon. Nga 82 vezë të krijuara, disa arritën në fazën e hershme të zhvillimit, por asnjë nuk kaloi fazën 6-ditore.

Teknika është ende në zhvillim dhe mund të duhen vitet para se të përdoret në klinika. Ekspertët kërkojnë debat publik mbi ndikimet etike të kësaj teknologjie që mund të ndryshojë mënyrën se si krijohen familjet.