Shihemi në gjyq’, Egli ‘e ashpër’, reagon për lajmin e fundit

Para 5 muaj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka reaguar ashpër pas lajmeve dhe thashethemeve që qarkulluan me shpejtësi gjatë ditës së sotme, duke e lidhur atë në një romancë me biznesmenin e njohur, Endri Topalli.

Lajmet shkaktuan bujë në rrjet, duke detyruar ish-banoren të ndërpresë heshtjen dhe të japë një përgjigje të prerë.

Egli zgjodhi platformën e saj në Instagram për të reaguar, e prerë, me vetëm dy fjalë.

Ajo shkroi mesazhin e drejtpërdrejtë dhe paralajmërues:

“Shihemi në gjyq!”

Ky postim u pa si një paralajmërim i qartë ndaj mediave apo burimeve që shpërndanë lajme të paverifikuara rreth jetës së saj private.