Shëtitje, mobilizim dhe premtime: Abdixhiku shfaqet si endërrimtari i madh i fitores së dhjetorit

Para 5 muaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur sot strukturat e partisë në Prizren, ku zhvilloi edhe një shëtitje në qytet për t’u takuar me banorët.

“Sot pashë gjallërinë e një qyteti që flet kulturë e histori; një qyteti që e di rrugën e vet. Por mbi të gjitha pashë gatishmërinë e njerëzve tanë për t’u ngritur, për t’u bashkuar dhe për t’i dhënë vendit qeverisjen e dinjitetshme që e meriton”, u shpreh Abdixhiku.

Ai falënderoi qytetarët për pritjen, duke thënë se mobilizimi për dhjetorin është i plotë dhe LDK-ja po shndërrohet në forcën e shpresës.