Politikani serb, Nenad Çanak ka komentuar situatën e tensionuar në Beograd dhe protestat e studentëve që po zhvillohen anembanë Serbisë.
Ai përshkroi situatën e vështirë që po përjeton familja e tij dhe theksoi mungesën e të drejtave civile dhe shtetin autoritar që po ndodh aktualisht në Serbi.
Është një situatë shumë shqetësuese. Nëna e djalit tim u arrestua dhe kaloi plot dy muaj në burg. Kur gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua dhe ishte në prag të gjendjes së komës, vetëm atëherë iu caktua arrest shtëpie, një masë që vjen shumë vonë dhe tregon mungesën e humanizmit nga ana e autoriteteve,” tha ai me shqetësim për euronews.al.
