Shehollit i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Para 10 ditë

Gjykata e Prishtinës ia ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj Fatmir Shehollit, i dyshuar për veprën penale të spiunazhit. Vendimi është marrë më 9 janar 2026, pas aprovimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, konfirmoi zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.