Shefi ushtarak dhe politik iranian, kontralmiral Ali Shamkhani, mohon raportimet për vdekjen: “Jam gjallë dhe gati të sakrifikohem”

Para 10 muaj

Teheran, 21 qershor 2025 – Një nga figurat më të larta ushtarake dhe politike në Iran, Ali Shamkhani, ka hedhur poshtë raportimet se është vrarë gjatë sulmeve ajrore izraelite të 13 qershorit. Në një mesazh të publikuar nga agjencitë shtetërore iraniane IRNA, Tasnim dhe Fars, Shamkhani ka deklaruar:

“Jam gjallë dhe gati të sakrifikoj veten. Fitorja është afër. Emri i Iranit do të shkëlqejë në majat e historisë si gjithmonë.”

Mesazhi i tij drejtohej Udhëheqësit Suprem, Ajatollah Ali Khamenei, por në publikime nuk u shfaq asnjë foto apo video e re që konfirmon pamjen aktuale të Shamkhanit.

Sipas raportimeve të tjera nga burime iraniane, Shamkhani është i plagosur rëndë, por ndodhet nën trajtim spitalor dhe në gjendje të qëndrueshme.

Ali Shamkhani ka mbajtur pozita kyçe si ish-sekretar i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare, si dhe ka pasur një rol të rëndësishëm në negociatat bërthamore me Perëndimin, përfshirë kontaktet diplomatike me SHBA-në dhe vendet evropiane.