Faton Bislimi ka njoftuar se Senati i ShBA-ve ka miratuar draftin e Ligjit për Autorizimet e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA 2026), ku për herë të parë përfshihet një seksion i posaçëm që kodifikon politikën amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor dhe Kosovës. Sipas këtij ligji, ShBA-të mbështesin integrimin e Kosovës në NATO e BE, përkrahin dialogun Kosovë–Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshtojnë ndryshimin e kufijve ose ndarjen etnike. Bislimi e cilësoi këtë si lajm shumë të rëndësishëm dhe dëshmi se ShBA-të vazhdojnë ta mbështesin fuqishëm Kosovën.
