Vizita e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të SHBA-së, Brendan Hanrahan, në Kosovë po shihet si një sinjal i rikthimit të vëmendjes amerikane ndaj vendit dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. Gjatë qëndrimit të tij, Hanrahan pritet të theksojë rëndësinë e formimit të institucioneve të reja dhe kapërcimit të krizës politike pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
