SHBA: Është përgjegjësi e liderëve të formojnë Qeverinë – Kushtetuta nuk duhet të bllokohet

Para 10 muaj

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka theksuar se është përgjegjësi e liderëve politikë në Kosovë të konstituojnë Kuvendin dhe të formojnë një Qeveri stabile në përputhje me Kushtetutën. Kjo deklaratë vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila u ka dhënë partive 30 ditë afat për formimin e institucioneve, duke kërkuar që proceset të mos bllokohen dhe të respektohet fryma kushtetuese. SHBA thotë se mezi pret të punojë me qeverinë e re për stabilitet dhe zhvillim rajonal.