SHBA dërgon bombardierët B-2 në Guam, tensionet me Iranin në rritje

Para 10 muaj

Shtetet e Bashkuara kanë nisur të shtojnë praninë ushtarake në Paqësorin jugor, duke dërguar disa bombardierë strategjikë B-2 Spirit nga baza ajrore e Whiteman në Missouri drejt bazës ushtarake në ishullin Guam. Këta avionë me kapacitet për operacione furtive dhe sulme anti-bunker, janë të aftë të godasin objektivat bërthamore, duke i afruar SHBA-të pranë zonave kyçe në Iran.

Ky zhvillim ndodh në një klimë të tensionuar, ku Izraeli po kërkon përkrahje të drejtpërdrejtë amerikane për ndërhyrje në Iran, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump nuk ka marrë ende vendim për një veprim të tillë. Shtimi i forcave në Guam konsiderohet si një paralajmërim i fortë dhe mundësi për vendimin e shpejtë nëse kjo do të jetë e nevojshme.

Ndërkohë, në Lindjen e Mesme vijojnë edhe lëvizjet diplomatike, ku Franca ka planifikuar dy fluturime nga Ammani për të evakuuar qytetarët e saj nga Izraeli, duke vënë në dukje rreziqet në rritje për popullatën civile.

Nga ana tjetër, mediat iraniane raportojnë për sulme izraelite në perëndim të Iranit, ku të paktën pesë ushtarë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në provincën Kermanshah.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk do të ndalë aktivitetet e tij bërthamore “pa marrë parasysh rrethanat”, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim në fusha paqësore, por duke refuzuar reduktimin total të kapaciteteve bërthamore.