Misioni i SHBA-së në OKB ka denoncuar raportin e raportueses speciale Francesca Albanese, duke e akuzuar atë për zhvillim të një “luftë ekonomike” kundër kompanive amerikane dhe ndërkombëtare. Albanese i ka akuzuar këto kompani si bashkëpunëtore në pushtimin dhe shkeljet e të drejtave të njeriut nga Izraeli në territoret palestineze.
SHBA-ja tha se këto akuza janë “të rreme dhe ofenduese” dhe i kërkoi Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, ta dënojë dhe të largojë Albanesen nga pozicioni i raportueses speciale. Raporti i Albaneses, i cili do të prezantohet së shpejti në Gjenevë, përfshin kompani si Microsoft, Amazon dhe Alphabet, që dyshohet se mbështesin teknologjikisht pushtimin izraelit në territoret palestineze.
