Shabani: Kurti është ateist, fenë e përdor për qëllime elektorale

Para pak minutash

Opinionistja Anita Shabani ka komentuar mënyrën e fushatës parazgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të liderit të saj, Albin Kurtit.

Në Rubikon të Klan Kosovës, ajo ka thënë se një prej elementeve që Kurti e përdor gjatë fushatave, sipas saj, është flirtimi me fenë.

Ajo ka thënë se të gjithë njerëzit që Kurti i ka afër e dinë se ai është ateist, derisa sipas saj, fenë e përdor qëllimisht për shtim të votave.

“Çudia më e madhe është se krejt njerëzit e afërt të Kurtit e dinë që ai është ateist, se nuk ka të bëjë asgjë me fenë. Kurti nuk e thotë këtë hapur, se bën kalkulim elektoral.”, ka thënë Shabani.

Përveç me fenë, Shabani ka thënë se si “armë” të fortë Kurti e përdor edhe diasporën.

Ajo ka shtuar se feja dhe diaspora janë dy tema të ndjeshme që Kurti vazhdimisht i shfrytëzon në kohë fushatash.