Serwer paralajmëron: Kosova të përgatitet për tërheqjen e mundshme të trupave amerikane

Para 12 ditë

Eksperti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka deklaruar se Kosova duhet të jetë e përgatitur për një reduktim të mundshëm të pranisë ushtarake amerikane. Ai theksoi se Shqipëria mund të luajë rol më të madh në sigurinë e Kosovës përmes NATO-s, ndërsa nënvizoi se prioritetet kryesore të Kosovës mbeten anëtarësimi në NATO dhe Bashkimi Evropian. Sipas tij, stabiliteti politik dhe një qeveri funksionale janë të rëndësishme për avancimin e këtyre synimeve.