Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar sot janë sekuestruar rreth 26 kilogramë substancë narkotike e dyshuar si marihuanë. Tre persona janë arrestuar pasi droga u gjet gjatë kontrollit të një veture. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit për të ndaluarit.
Shënim: Personat e arrestuar prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
