Analisti politik, Dardan Sejdiu, ka thënë se secili subjekt opozitar në zgjedhjet e 9 shkurtit do të shënojë rritje.
Sejdiu tha në Rubikon të Klan Kosovës se PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja do të shënojnë rritje, ndërsa partia në pushtet, Vetëvendosja, do të shënojë rënie.
“Çka mendoj se do të jetë përcaktuese sa i përket votës është se ku do ta shohim rënien më të madhe të Vetëvendosjes”.
Më tej, Sejdiu tha se dalja më e madhe në zgjedhje, në krejt zgjedhjet ka treguar se e favorizon opozitën dhe sipas tij, rënia e VV-së është e pashmangshme.
“Në ditën e zgjedhjeve do të shohim se sa është rënie. Për shumë arsye mendoj që kemi një rënie të VV-së. E para, është vështirë që pas katër vitesh qeverisje, të kërkosh mandat të tretë me gjuhë opozitare në fushatë”.
