Seancë e re për vrasjen e Liridona Ademajt – sot në orën 13:20

Para 10 muaj

Sot, me fillim nga ora 13:20, pritet të zhvillohet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Lajmi u bë i ditur disa ditë më parë nga juristja e mediave, Flutura Kusari, dhe është konfirmuar nga burime zyrtare,

Për këtë rast janë të akuzuar ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli, si dhe Granit Plava, Kreshnik Kokalla dhe Tom Dodaj. Në seancën e mbajtur më 31 janar, Murseli ishte deklaruar i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe po ndiqet me vëmendje nga mediat dhe shoqëria civile.