Janë caktuar seancat gjyqësore për personat e arrestuar gjatë aksionit të djeshëm në Prizren, të dyshuar për manipulim të votave. Seancat pritet të nisin sot nga ora 14:00, ndërsa ende nuk dihet për sa prej të ndaluarve Prokuroria do të kërkojë masa. Gjatë aksionit të Policisë dhe Prokurorisë janë arrestuar gjithsej 109 persona, përfshirë komisionerë dhe individë të tjerë.
