Seanca për rezervat shtetërore anulohet – Rozeta Hajdari mungon, rasti shtyhet për janar

Para 4 muaj

Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore është anuluar për mungesë të kushteve ligjore, pasi ministrja në detyrë e MIT-it, Rozeta Hajdari, nuk u paraqit në gjykatë. Edhe pse ftesa i është dërguar përmes postës, gjykata nuk ka marrë konfirmim se ajo e ka pranuar.

Në sallë ishte i pranishëm avokati i Hajdarit, Florent Latifaj, ndërsa i akuzuari Irfan Lipovica mori pjesë personalisht. Hafiz Gara dhe Ridvan Muharremi munguan, por Gara u përfaqësua nga avokatja e tij.

Aktakuza e ngritur më 11 nëntor i ngarkon Hajdarin, Lipovicën dhe Garën me “keqpërdorim të pozitës zyrtare” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”, ndërsa Muharremi akuzohet për “ndihmë” në këtë vepër.

Seanca e radhës është caktuar për 13 janar në orën 09:30.