Seanca për presidentin mbetet e hapur, Haxhiu kërkon marrëveshje politike për të shmangur zgjedhjet

Para 29 ditë

Prishtinë: Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se seanca për zgjedhjen e presidentit nuk është përmbyllur, por vetëm është ndërprerë dhe do të vazhdojë sapo të plotësohen kushtet. Ajo theksoi se pret angazhim dhe takime nga subjektet politike, përfshirë ftesat nga kryeministri Albin Kurti, me qëllim arritjen e një zgjidhjeje dhe shmangien e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Haxhiu u bëri thirrje të gjitha palëve për seriozitet, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit dhe vijimit të punëve në vend.