Sara Gjordeni shpërthen pas kritikave: “S’mund të harroj çfarë ka bërë Antonela për mua!

Para 5 muaj

Sara Gjordeni ka reaguar sërish në Instagram pas komenteve të shumta mbi miqësinë e saj me Antonela Berishën, e cila u përfshi më parë në një përplasje me Klea Prengën. Ajo tha se çdo postim që lidhet me Antonelën i sjell qindra mesazhe negative, por theksoi se mbështetja e saj është një shenjë mirënjohjeje, jo miratim për veprimet e së kaluarës. “Nuk më intereson asnjë veprim tjetër i Antonelës, por s’mund të harroj suportin e saj në momentet e mia më delikate,” shkroi Sara, duke shtuar se ky do të jetë reagimi i saj i fundit për këtë çështje.