Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj ka arritur një marrëveshje për ribashkim me ish-strukturat që ishin larguar gjatë mandatit të ish-kryetarit Bekim Jashari. Burime për Rajoni.org bëjnë të ditur se kandidati i PDK-së për kryetar të Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar negociata përmes ndërmjetësve të tretë me këto struktura.
Sipas informacioneve ekskluzive, është arritur unifikimi mes PDK-së në Skenderaj dhe Listës “IDEAL” të udhëhequr nga Nuredin Lushtaku. Marrëveshja është finalizuar me ndërmjetësimin e gjeneralëve të njohur Halim Bajraktari dhe Bedri Zejnullahu.
Ky ribashkim shihet si një zhvillim i rëndësishëm politik për PDK-në në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale në këtë komunë.
