Partia Demokratike e Shqipërisë ka vendosur të mos marrë pjesë në protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë.
Kreu i PD-së, Sali Berisha, shprehu mbështetje për veteranët dhe e cilësoi procesin gjyqësor si të padrejtë, duke theksuar se “nuk ka asnjë fakt që vërteton akuzat ndaj tyre”.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama për “përdorim politik të protestës dhe kauzës së UÇK-së”. Ai përmendi gjithashtu votën e socialistëve kundër rezolutës për gjenocidin serb, të cilën e quajti “një nga aktet më armiqësore të Parlamentit ndaj kombit shqiptar”.
