Safet Gjici lirohet nga burgu pas aferës seksuale në zyrë!

Para 11 muaj

Pas muajsh qëndrimi në burgun e Lushnjes, Gjici është liruar nga qelia me vendim të Apelit të juridiksionit të përgjithshëm. Ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi erdhi pas kërkesës së avokatëve të tij, të cilët argumentuan se Gjici ka nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Më herët, kjo kërkesë ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit.

Gjici u arrestua pasi një video skandaloze qarkulloi në media, ku ai shihej në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit, duke kryer veprime seksuale me shtetasen A.K. Skandali tronditi opinionin publik dhe solli dorëheqjen e tij të menjëhershme nga detyra.