Analisti dhe përkrahësi i afërt i kryeministrit Albin Kurti, Sadri Ramabaja, ka mbrojtur deklaratën e liderit të VV-së, i cili së fundmi i quajti deputetët e ish-opozitës “nomadë”. Në një prononcim në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, Ramabaja ka shkuar edhe më tej, duke i quajtur deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së “çobanë”, dhe ka sugjeruar që ata duhet të merren me ruajtjen e bagëtive, jo me punë parlamentare.
“E paktë është t’i quash nomadë ata që nuk janë të aftë të krijojnë institucione. Ata duhet të shkonin të ruanin bagëtinë, e jo të tallen me popullin”, u shpreh Ramabaja.
Ai mohoi që termi “nomadë” të jetë fyes, duke e cilësuar si “përshkrim të butë për sjelljen e opozitës”.
Deklaratat kanë nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe pritet të nxisin përplasje të reja në diskursin politik në vend.
