Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se ende nuk ka pasur llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë dhe për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it gjatë trazirave të vitit 2023. Duke folur në Parlamentin Evropian, ai tha se NATO po monitoron nga afër situatën e sigurisë në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë, duke theksuar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka premtuar përgjegjësi të plotë për këto ngjarje.
