Rusia dhe Ukraina janë ‘shumë afër një marrëveshjeje’ – kërkon që ‘të dyja palët tani duhet të takohen’

Para 1 vit

Donald Trump ka thënë se Rusia dhe Ukraina janë “shumë afër një marrëveshjeje” me “shumicën e pikave kryesore të dakorduara” – ndërsa bëri thirrje që të dyja palët të takohen.

Menjëherë pas mbërritjes në Romë për funeralin e Papa Françeskut, presidenti amerikan theksoi se zyrtarët e nivelit të lartë tani duhet të takohen për të “përfunduar [marrëveshjen]”, shkruajnë mediat e huaja,

Një ditë e mirë në bisedime dhe takime me Rusinë dhe Ukrainën”, shkroi zoti Trump në platformën e tij Truth Social.

“Ata janë shumë afër një marrëveshjeje dhe të dyja palët tani duhet të takohen, në nivele shumë të larta, për ta ‘përfunduar atë’”.

“Shumica e pikave kryesore janë dakordësuar. Ndalojeni gjakderdhjen, TANI. Ne do të jemi kudo që të jetë e nevojshme për të ndihmuar në ‘lehtësimin’ e FUNDIT të kësaj lufte mizore dhe të pakuptimtë!”.