Rusia dhe SHBA njoftojnë përparim në negociatat për Ukrainën

Para 1 vit

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë njoftim për përparim të mundshëm në zgjidhjen e çështjes së Ukrainës. Ky zhvillim erdhi pas një telefonate mes ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretarit të Shtetit amerikan Marco Rubio, të dielën në mbrëmje. Gjatë bisedës, të dy diplomatët diskutuan mundësitë për avancimin e dialogut për krizën në Ukrainë, me fokus në arritjen e një zgjidhjeje diplomatike. Detajet e bisedës ende nuk janë bërë të ditura, por ky është një hap i rëndësishëm drejt një marrëveshjeje përfundimtare.