Për shkak të një aksidenti trafiku në Veternik, është bllokuar pjesërisht rruga nga rrethrrotullimi te pompa “Shell” deri te kyçja me rrugën Fushë-Kosovë – Pejë. Ministria e Infrastrukturës njofton se po funksionon vetëm një shirit, duke shkaktuar mbingarkesë, dhe u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative. Ekipet janë në terren për të normalizuar situatën.
