Rritja e rrymës godet bizneset – AKB ngre alarmin ndaj ZRrE-së

Para 11 muaj

Sot në ora 12:00, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) do të mbajë një konferencë për media, ku do të diskutohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe ndikimi i këtij vendimi në sektorin privat.

Sipas njoftimit, në konferencë do të trajtohen shqetësimet lidhur me rritjen e çmimit të energjisë dhe efektet që kjo po shkakton në ekonominë e vendit, veçanërisht tek bizneset.

Më herët, AKB ka vlerësuar se rritja e çmimit të rrymës për 16 për qind nuk e arsyeton rritjen e çmimeve të produkteve deri në 50 për qind, duke e cilësuar këtë si keqpërdorim të situatës nga ana e disa bizneseve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka theksuar se Kosova duhet të rrisë prodhimin vendor dhe të zvogëlojë varësinë nga importi për të përballuar më mirë sfida të tilla ekonomike.