Njohësi i ekonomisë Safet Gërxhaliu ka paralajmëruar se rritja e çmimeve të derivateve të naftës, si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, po ndikon negativisht në ekonominë e Kosovës, veçanërisht për shkak të mungesës së rezervave strategjike dhe varësisë nga importi i energjisë elektrike.
Ai thekson se kriza po ndikon në uljen e fuqisë blerëse, varfërimin e qytetarëve dhe rritjen e kostove për sektorin privat, veçanërisht atë prodhues. Gërxhaliu kërkoi krijimin urgjent të rezervave strategjike dhe më shumë kontrolle në treg për të ndaluar spekulimet me çmime.
