Shoqata e Onkologëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për gjendjen e shërbimeve onkologjike në Kosovë, duke theksuar se numri i pacientëve me kancer po rritet ndërsa disa specialistë të rinj të onkologjisë vazhdojnë të mbeten pa punë në institucionet publike.
Sipas shoqatës, mungesa e punësimit të tyre po ndikon në rritjen e ngarkesës në sistemin shëndetësor, pasi shumica e trajtimeve si kimioterapia dhe radioterapia realizohen në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Onkologët u kanë bërë thirrje institucioneve që të angazhojnë sa më shpejt specialistët e rinj, në mënyrë që të rriten kapacitetet e shërbimeve dhe të ulet koha e pritjes për pacientët me kancer.
