Rriten rastet e reja me kancer në Kosovë, Klinika e Onkologjisë përballet me fluks të madh pacientësh

Para 10 muaj

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, në Klinikën e Onkologjisë në QKUK janë regjistruar rreth 1,100 raste të reja me kancer, me kancerin e gjirit si më të përhapurin – 235 raste, kryesisht te gratë mbi 50 vjeç. Drejtori Ilir Kurtishi tha se klinika trajton përditë 250–300 pacientë në kimioterapi dhe 120–140 në radioterapi.

Sipas tij, nuk ka listë pritjeje për rastet urgjente, dhe falë teknikave të avancuara si IMRT dhe stereotaksia, nuk është referuar asnjë pacient për trajtim jashtë vendit. Klinika është e furnizuar me 80% të barnave esenciale, ndërsa 3–5 prej tyre mungojnë për shkak të procedurave të prokurimit. Ai shtoi se ka mungesë të infermierëve dhe nevojë për shtim të stafit.