Rrihen dy mjekë në QKUK, rasti hetohet si sulm

Para 3 muaj

Dy kirurgë në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK janë përfshirë në një përleshje fizike dhe rasti është raportuar në Polici. Sipas Policisë së Prishtinës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.