Prishtinë – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca për gjykimin e 44 personave të akuzuar në lidhje me ngjarjet në ‘Banjska’, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, që po ndjek nga afër procesin gjyqësor, bëri të ditur se sot do të dëshmojnë dy zyrtarët policorë, Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri. Rashiti, i cili kishte mbetur i plagosur gjatë ngjarjes, ka nisur tashmë dëshminë e tij në seancë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ndaj të akuzuarve ngarkohen 44 persona fizikë dhe një person juridik, kompania “RAD D.O.O.”. Në krye të listës së të akuzuarve qëndron Milan Radojçiqi.
Seanca pritet të vazhdojë me dëshminë e personave të tjerë, ndërsa procedurat gjyqësore mbeten në fokus për zbardhjen e plotë të ngjarjeve tragjike në Banjska.
