Rrëmbim në Gjilan: Tre persona dyshohet se rrëmbyen një burrë, njëri arrestohet

Para 6 muaj

Një rast rrëmbimi është raportuar në Gjilan, ku tre persona dyshohet se kanë marrë një burrë dhe e kanë dërguar në një vilë. Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka arritur të largohet nga vendi ku ishte mbajtur dhe më pas ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur më 10 tetor 2025, ndërsa njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Dy të dyshuarit e tjerë janë ende në kërkim.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.