Robert Fico: Ukraina nuk duhet të anëtarësohet në NATO – kjo është çelësi për paqen

Para 8 muaj

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka rikonfirmuar kundërshtimin e tij ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke e konsideruar këtë si një pengesë për përfundimin e luftës.

Në një postim në platformën X, Fico shkruan:

“Kur, që nga fillimi i luftës, e refuzova anëtarësimin e Ukrainës në NATO si parakusht për paqe, u kryqëzova publikisht. Sot, fakti që Ukraina nuk do të jetë në NATO merret tashmë si i mirëqenë.”

Në një video të publikuar bashkë me postimin, Fico thekson se mosanëtarësimi i Ukrainës në NATO është thelbësor për t’i dhënë fund konfliktit dhe për arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur diskutimet për mbështetjen perëndimore ndaj Ukrainës dhe të ardhmen e saj euroatlantike mbeten në fokus të diplomacisë ndërkombëtare.