Rizvanolli shpërthen ndaj akuzave për EFT: ‘Gënjeshtra të plota, asnjë lidhje me qeverinë!

Para 4 muaj

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka mohuar fuqishëm akuzat se zyrtarë të Qeverisë së Kosovës ose të LVV-së kanë lidhje me kompaninë EFT. Në konferencë për media, ajo i quajti këto pretendime “gënjeshtra të plota”, duke sqaruar se Kosova nuk ka importuar energji nga EFT gjatë qeverisjes aktuale. Rizvanolli shtoi se të dhënat për kapacitetet ndërkufitare po keqinterpretohen qëllimshëm për të krijuar ide të rreme se Kosova blen energji nga kjo kompani, duke theksuar se qeveria nuk bën fare blerje të energjisë — por se këtë e bëjnë KEDS dhe KESCO.