Rita Ora tërheq vëmendje në New York me stilin e saj të thjeshtë dhe udhëtimin me metro

Para 1 vit

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka tërhequr vëmendje me paraqitjen e saj të fundit në Brooklyn, New York. Ajo është parë duke udhëtuar me metro dhe duke eksploruar qytetin si një banore e zakonshme. Në moshën 34-vjeçare, Rita u shfaq me një stil të thjeshtë por elegant, e veshur me një bluzë të bardhë transparente dhe një bralete të bardhë, duke u komentuar gjerësisht në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare.Pamjen e saj e plotësonin një palë xhinse të hapura në fund me prerje të ulët dhe sandale të zeza të thjeshta, ndërsa si aksesorë kishte zgjedhur një çantë luksoze të markës Hermès, një unazë interesante metalike dhe një palë syze dielli të errëta.