Këngëtarja Rita Ora ka zbuluar se Beyoncé i ka qëndruar pranë gjatë kohës kur u përfshi në spekulime për lidhje me Jay-Z, pas referencës së famshme “Becky with the good hair” në albumin “Lemonade” të vitit 2016. Rita mohoi çdo lidhje jashtëmartesore me reperin dhe falenderoi Beyoncé-n për mbështetjen e saj në këto momente të vështira.
