Rinia e Partisë Demokratike e Kosovës ka mbajtur një aksion simbolik përpara komunës së Drenasit.
Ata kanë vënë shirita me mbishkrimin “rrezik”, pas një audioincizimi të kryetarit aktual, Ramiz Lladrovci, ku dëgjohej duke folur për një pronë milionëshe në këtë komunë, njofton Klankosova.tv.
Në ballë të këtij aksioni është parë edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
