Artistja shqiptare që jeton në Kanada, Rinesance, ka ndarë me ndjekësit lajmin e rëndë se është diagnostikuar me tumor në tru dhe ka kaluar dy ndërhyrje kirurgjikale. Aktualisht ndodhet në rehabilitim dhe është në pritje të fillimit të terapisë radiologjike që pritet të zgjasë disa javë.
“E shoh si motiv për me e kalu edhe këtë sfidë e me iu kthy muzikës qashtu qysh di unë,” ka shkruar ajo në një postim prekës në rrjetet sociale.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pas lansimit të bashkëpunimit të saj të fundit me Butën.
