Rikthehet në zero rasti i pesë policëve për vrasje nga pakujdesia – Apeli rrëzon vendimin e paraburgimit

Para 9 muaj

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan për caktimin e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të dyshuar për vrasje nga pakujdesia, duke e kthyer çështjen në rivendosje.

Të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B. u ishte caktuar masa e paraburgimit prej një muaji, lidhur me vdekjen e Agon Zejnullahut, në bazë të dyshimit për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë përmbante shkelje të dispozitave procedurale dhe mungesë të analizës së provave relevante për të vërtetuar ekzistencën e dyshimit të bazuar. Gjykata e Apelit ka kërkuar nga Themelorja që gjatë rivendosjes së çështjes të përmirësojë të gjitha mangësitë e konstatuara.