Dy ish-banoret e Big Brother VIP, Xheneta Fetahu dhe Egli Tako, do të shfaqen sërish para publikut – këtë herë jo brenda shtëpisë së famshme, por në ekranin e Top Channel.
Ato i bashkon programi “E Diell”, ku do të jenë pjesë e stafit apo rubrikave të reja.
Xheneta dhe Egli u komentuan shumë për lidhjet e tyre me Gjestin, duke u parë si rivale edhe pas përfundimit të reality show-t.
Tashmë, sytë janë te dinamika e tyre në të njëjtin ambient televiziv.
