Ribashkim surprizë në tapetin e kuq: J.Lo dhe Ben Affleck bashkë pas divorcit!

Para 8 muaj

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck surprizuan fansat mbrëmjen e djeshme teksa u shfaqën së bashku në tapetin e kuq të premierës së filmit “Kiss of the Spider Woman” në New York – vetëm një vit pas ndarjes së tyre të përfolur.

Pavarësisht divorcit, dyshja dukeshin të qetë, të buzëqeshur dhe miqësorë, duke pozua krah njëri-tjetrit para kamerave. Ben Affleck është producent ekzekutiv i filmit përmes kompanisë së tij Artists Equity, ndërsa J.Lo ka rolin kryesor.

Në fjalimin e saj, Lopez e falënderoi publikisht Affleck, duke thënë: “Ky film nuk do të ishte bërë pa Ben.”

A është ky një sinjal për paqe… apo ndoshta për një kapitull të ri?