Rexhepi: Arrestohet i dyshuari për vrasjen e aktivistit boshnjak më 2010

Para 4 muaj

Deputetja boshnjake e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi ka thënë se është arrestuar një i dyshuar për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Salkoviqit më 2010 në veri të vendit.

 

Rexhepi ka thënë se 16 vjet pas vrasjes, ky hap tregon se shteti i Kosovës nuk i harron viktimat e siç ka thënë, strukturave kriminale.

“Pas 16 vjetësh nga krimi, arrestohet një person, i dyshuar për vrasjen e Shefko Salkoviqit dhe plagosjen e kolegut të tij. Ky hap paraqet një sinjal të rëndësishëm dhe pozitiv se shteti i Kosovës, përkundër pengesave të shumta politike dhe të sigurisë, nuk i harron viktimat e strukturave kriminale dhe se ka vullnet institucional për të hedhur dritë edhe në rastet më të vështira”, ka shkruar Rexhepi në Facebook.