Reperi Buta kërkon lirimin nga paraburgimi, deklaron se është kryefamiljar

Para 6 muaj

Reperi i njohur shqiptar, Buta, është paraqitur sot në Gjykatën Themelore të Ferizajt, ku po përballet me akuza për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë seancës, Buta ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke e argumentuar kërkesën me përgjegjësitë familjare që mban.

“Jam i vetmi mashkull në familje dhe kujdesem për nënën 63-vjeçare, vajzën 1-vjeçare dhe bashkëshorten. Pa mua, ato nuk mund t’i përmbushin nevojat bazike”, tha reperi para trupit gjykues.