Rënie historike e çmimit të arit – më e madhja në mbi një dekadë

Para 6 muaj

Çmimi i arit ka pësuar rënien më të madhe ditore që nga viti 2013, duke humbur rreth 5% të vlerës në një ditë të vetme tregtare. Sipas mediave financiare ndërkombëtare, ari ra nga mbi 4,300 dollarë për ons në rreth 4,080 dollarë.

Arsyet kryesore për këtë rënie janë: fitimi i shpejtë nga investitorët, forcimi i dollarit amerikan dhe qetësimi i krizave gjeopolitike që e kishin rritur kërkesën për ar më parë.

Ekspertët vlerësojnë se kjo është një lëvizje normale e tregut pas rritjes së vazhdueshme, por nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të arit në nivele të larta, varësisht nga zhvillimet globale.