Irani nuk përjashton mundësinë e një reagimi ushtarak të drejtpërdrejtë ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme, si kundërpërgjigje ndaj sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore iraniane.
Kështu deklaroi zëvendësministri i Jashtëm për Arsim dhe Kërkim, Saeed Khatibzadeh, në një intervistë për Al Jazeera. Ai theksoi se Irani do të vendosë “se si, kur dhe në çfarë niveli” do t’i përgjigjet sulmeve amerikane, duke e konsideruar të drejtë legjitime mbrojtjen e sovranitetit dhe kapaciteteve strategjike përballë agresionit të jashtëm.
Sulmi i fundit i forcave amerikane ndaj impianteve bërthamore, veçanërisht atij në Fordoë, u cilësua nga Khatibzadeh si “gabim i rëndë” dhe shkelje e së drejtës ndërkombëtare.
Në hakmarrje, Irani nisi sulme raketore masive ndaj Izraelit, ndërsa Izraeli vazhdon të godasë me sulme ajrore zona rreth Teheranit, duke synuar qendrat e komandës së Gardës Revolucionare Islamike.
Në këtë situatë tensioni, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, bëri thirrje të gjitha palëve për të shmangur çdo sulm ndaj objekteve bërthamore, duke paralajmëruar për rreziqe të mëdha nga rrezatimi.
